'Është një vaksinë e shkëlqyer': Trump iu kërkon të vaksinohen, mbështetësve që po hezitojnë

0.7donald Trump at CPAC AP pic1615962053

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump ka nxitur mbështetësit e tij republikanë që të vaksinohen kundër Covid-19, duke thënë se ai do ta rekomandonte vaksinimin. Në një intervistë televizive, ai tha se vaksina ishte "e sigurt" dhe "diçka që funksionon", shkruan BBC.

Baza e mbështetësve konservatorë të z. Trump ka qenë një nga grupet kryesore që ka bërë rezistencë programit të vaksinave. Vetë ish-presidenti u kritikua gjatë kohës që ishte në detyrë se i uli seriozitetin pandemisë.

Ndërsa programi i vaksinimit është shpërndarë në të gjithë SHBA, të gjithë ish-presidentët e tjerë të gjallë kanë folur hapur, duke u bërë thirrje amerikanëve të marrin dozën.

Kurse z. Trump ka qëndruar kryesisht i qetë për këtë temë. Ai dhe gruaja e tij, Melania, u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë në fshehtësi në janar.

"Unë do t’jua rekomandoja vaksinën", tha z. Trump gjatë një interviste në “Primetime” në televizionin Fox News të martën.

"Unë do t'ua rekomandoja atë shumë njerëzve që nuk duan ta bëjnë dhe shumë prej atyre njerëzve që votuan për mua, sinqerisht".

Ai shtoi: "Është një vaksinë e shkëlqyer, është vaksinë e sigurt dhe që funksionon".

Një sondazh i fundit nga CBS Neës, partner i BBC në SHBA, tregoi që një e treta e mbështetësve republikanë nuk e kishin bërë vaksinën kur u ishte vënë në dispozicion, krahasuar me 10% të demokratëve.

Komentet e z. Trump erdhën një ditë pasi pasardhësi i tij, Presidenti Joe Biden, shprehu zhgënjim për hezitimin midis disa konservatorëve për të marrë vaksinën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të hënën: "Nëse ish-Presidenti Trump zgjohet nesër dhe do të dëshironte t’i jepte zë, sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës, sigurisht që ne do ta mbështesnim atë."

Ajo shtoi: "Çdo president tjetër i gjallë ... ka marrë pjesë në fushata publike. Ata nuk patën nevojë për një ftesë të gdhendur për ta bërë këtë."

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.