Greqia nuk e ndal vaksinimin, i vjen radha njerëzve me probleme serioze shëndetësore

0.4greqiaaamaria theodoridou thumb large1615962644

Autoritetet shëndetësore greke do të hapin të premten platformën për rezervimin e takimeve për vaksinim për njerëzit me probleme shëndetësore , tha të martën kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit.

Grupi ka të bëjë me rreth 417,000 persona ku përfshihen pacientë me transplantime, mosfunksionim të veshkave, fibrozë cistike, pacientë me kancer, njerëz me sëmundje kronike të frymëmarrjes, sëmundje të zemrës ose mëlçisë, ose pacientë në imunosupresion.

Platforma emvolio.gov.gr për grupin do të hapet më 19 mars në orën 6 pasdite.

Maria Theodoridou gjithashtu tha në një konferencë rreth pandemisë që autoritetet shëndetësore greke po vazhdojnë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca "duke kontribuar me vendosmëri në kontrollin e pandemisë".

Theodoridou tha se nuk ka asnjë provë që lidh disa incidente të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut të disa marrësve - me vaksinën, dhe paralajmëroi njerëzit të mos marrin antikoagulantë para vaksinimit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.