Po festonin/ Një person i armatosur qëllon mbi turmën në Çikago, ekzekuton 2 persona, 13 plagosur
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të së dielës në Çikago të Amerikës.
Mediat amerikane shkruajnë sesi pasojë, 2 persona kanë vdekur, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se një person i armatosur ka qëlluar mbi një turmë, që po festonte në ambientet e një biznesi. Viktimat dhe personat e plagosur janë të moshës nga 20 deri në 44 vjeç
Në vendngjarje polici gjeti edhe 4 armë zjarri, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.
LEXO TE NGJASHME