‘Vaksina e AstraZeneca shkakton reaksione të rënda alergjike’
Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë AstraZeneca mund të shkaktojë reaksione të rënda alergjike.
Kështu bëri të ditur Agjencia Europiane e Barnave, e cila rekomandoi që këto reaksione të rënda të shtohen në listën e efekteve të mundshme të vaksinës.
Sipas gazetës gjermane Welt, këto reaksione ndodhin me një frekuencë të panjohur.
Agjencia Europiane e Barnave tha se ky reagim vjen pasi janë analizuar të dhënat e rasteve të rënda pas vaksinimit në Britaninë e Madhe. Atje janë regjistruar 41 raste të rënda.
Të paktën nëntë vende evropiane kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca ose një pjesë të saj.
Ky vendim vjen pas dyshimeve se vaksina shkakton mpiksje vdekjeprurëse të gjakut.
Edhe Tajlanda shtyu procesin e vaksinimit me AstraZeneca. Atje ishte planifikuar që kryeministri të vaksinohej live në publik, por ai e anuloi vendimin në momentet e fundit.
Në Shqipëri pritet të mbërrijnë sot disa doza të kësaj vaksine, e cila përdoret për herë të parë në Shqipëri. Qeveria thotë se do vaksinojë mësuesit me këtë vaksinë.
LEXO TE NGJASHME