Greqi, shefja e Komitetit të Vaksinave: AstraZeneca është e sigurt për moshat mbi 65 vjeç!

0.2greqi.vaksina.mosha

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinave të Greqisë, Maria Theodoridou shpjegoi të hënën, vendimin për të ndryshuar politikën ekzistuese të vaksinimit dhe për të ofruar vaksinën e AstraZeneca për njerëzit mbi 65 vjeç gjatë një përditësimi të rregullt mbi vaksinimin në vend.

"Është e sigurt, krijon një përgjigje imune dhe është efikase e mbron të gjithë të vaksinuarit", tha ajo për vaksinën farmaceutike britanike-suedeze. Ajo theksoi rëndësinë e saj në uljen e shkallës së shtrimeve në spital si dhe pakësimin e simptomave të rënda tek pacientët.

Theodoridou i justifikoi arsyet e politikës së mëparshme të vaksinimit, që nuk lejonte përdorimin e kësaj vaksine për ata mbi 65 vjeç, duke vënë në dukje se kur u dha miratimi për AstraZeneca, nuk kishte hulumtime të mjaftueshme për efektet e saj mbi atë grupmoshë dhe u vendos që të kufizohej përdorimi vetëm për moshat 18 deri në 64 vjeç.

Sidoqoftë, pas përdorimit të gjerë të vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe dy studimeve të botuara së fundmi, ka prova të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimin.

“Sipas studimit të parë, ka pasur një ulje prej 85% të shtrimeve në spital kur përdorni vaksinën Pfizer dhe 94% ulje kur përdorni vaksinën AstraZeneca. Një dozë e vaksinës ishte e mjaftueshme për të ulur shkallën e pranimeve, ”tha ajo.

Studimi i dytë është nga Britania e Madhe dhe ka një gjërësi të mostrës tek 7,500,000 njerëz. "Ky rast përforcon efikasitetin e vaksinës tek ata të moshës mbi 70 vjeç."

Procesi i vazhdueshëm i vaksininimit në Greqi arriti në një moment historik prej gati një milion vaksinash në Greqi javën e kaluar.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.