Frika nga COVID-19, Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

Kapshtice 1 770x429

Autoritetet e policisë greke, në kuadër të frenimit të pandemisë së koronavirsit, kanë shtyrë përsëri afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Sipas burimeve jo zyrtare bëhet e ditur se shtyrja e afatit do të jetë deri në datën 22 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Në orët në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë njoftim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.