U vidhte energjinë elektrike komshinjve, arrestohet shqiptari që ktheu shtëpinë në fabrikë kanabisi
Ngjarja ka ndodhur në 29 nëntor të 2020, ku policët gjetën dhe arrestuan shqiptarin Agim Pashaj duke jetuar në kuzhinën e shtëpisë gjysmë të veçuar në Tooker Road, Rotherham.
Prokurorja Laura Marshall tha se u gjetën 22 kg drogë, me vlerë 220,520 £ paund, dhe se shtëpia prodhonte në vit një sasi prej 100 kg drogë.
Dyshimet u ngjallën kur banorët u ankuan për energji të ulët dhe kompania e energjisë elektrike njoftoi policinë pasi konstatuan se energjia elektrike vidhej nga kjo pronë.
Pashaj i tha policisë: Unë e gjeta veten të mbërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk kisha para të mjaftueshme për të udhëtuar në shtëpi në Shqipëri.
LEXO TE NGJASHME