Përmbledhje e zhvillimeve më të fundit të COVID-19 në të gjithë globin
1.Kontrata e Bashkimit Evropian me AstraZeneca për vaksinën e saj Covid-19 përmban urdhra të detyrueshëm, tha të premten (29 janar) presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen , duke kërkuar një shpjegim të arsyeshëm nga prodhuesi i vaksinës. "Ka urdhra detyruese dhe kontrata është kristal e qartë' është shprehur Leyen.
2.Një zjarr ka vrarë katër pacientë në një spital Covid-19 në kryeqytetin rumun, Bukuresht, tragjedia e dytë e tillë.
3.Emiratet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha fluturimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar, duke filluar nga sot.
4.Meksika ka tejkaluar Indinë si vendin me numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.
5.Novavax Inc ka thënë se vaksina e saj e koronavirusit është 89.3% efektive në parandalimin e Covid-19 në një provë të kryer në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte gati po aq efektive në mbrojtjen ndaj variantit më shumë ngjitës të zbuluar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një analize paraprake.
6.Ministria e shëndetësisë e Francës ka njoftuar që furnizimet e vaksinës Moderna që pritet gjatë shkurtit do të reduktohen me 25%. Një mungesë e vaksinave ka detyruar Parisin dhe dy rajone të tjerë - që së bashku përbëjnë një të tretën e popullsisë franceze - të shtyjnë dhënien e disa dozave të para.
7.Presidenti i Brazilit , Jair Bolsonaro, i cili thotë se nuk do të marrë asnjë vaksinë Covid, është zotuar se do të vaksinoj shpejt të gjithë brazilianët, duke zbutur tonin pasi mbështetja e tij ra për shkak të një vale të dytë brutale të infeksioneve, raporton Reuters.
8.Kriza e koronavirusit i kushtoi sektorit global të turizmit 1.3 trilion $ në të ardhura të humbura në vitin 2020 ndërsa numri i njerëzve që udhëtonin u 'zhyt' janë shprehur Kombet e Bashkuara , duke e quajtur 2020 "viti më i keq në historinë e turizmit".
9.Një burrë ka vdekur nga plagët e tij në Liban pas përplasjeve mbrëmë midis forcave të sigurisë dhe protestuesve të zemëruar nga ndikimi i kombinuar i një krize të rëndë ekonomike dhe një bllokimi të koronavirusit.
10.Autoritetet gjermane kanë bllokuar përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca tek njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.
LEXO TE NGJASHME