Inagurimi i Biden përpara 200 mijë flamujve, në vend të qytetarëve që s'mund të vijnë

0.3biden.pushtet.ceremoni.flamuj

Organizatorët për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën përfunduan të hënën vendosjen e rreth 200,000 flamujve, që do të përfaqësojnë qytetarët amerikanë që nuk do të mund të shkojnë në inaugurim prej përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit dhe masave të jashtëzakonshme të sigurisë.

Flamujt përfaqësojnë të gjitha shtetet dhe territoret e SHBA dhe ato gjithashtu kanë për qëllim të nderojnë 400,000 amerikanët që kanë vdekur nga COVID-19 deri në kohën e betimit të Biden.

Në fotot më poshtë duket "Fusha e Flamujve" që ndriçohet në National Mall ndërkohë që ndërtesa e Kapitolit të SHBA përgatitet për ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA në Uashington, DC.

Janë 191,500 flamuj që e mbulojnë një pjesë të National Mall.

Me masa sigurie që i ngjajnë një zone lufte, pa turma dhe distancim për koronavirusin për të ftuarit, betimi i Biden do të jetë ndryshe nga çdo inaugurim i mëparshëm.

Image

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.