Britania do të mbyllë të gjithë korridoret e udhëtimit nga e hëna
Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për t’u "mbrojtur nga rreziku i varianteve të reja ende të paidentifikuara" të Covid, ka thënë Kryeministri.
Kushdo që fluturon në vend nga përtej detit do të duhet të tregojë përgjigjen e një testi negativ për Covid përpara se të niset.
Çfarë është korridori i udhëtimit?
Një korridor udhëtimi, i njohur gjithashtu si një urë ajrore, i lejon pasagjerët të udhëtojnë në destinacione të përcaktuara për në vendet dhe territoret me norma të ulëta të infeksionit COVID-19 dhe anasjelltas, pa pasur nevojën e vetizolimit për 10-ditë kur të kthehen në Mbrëterinë e Bashkuar.
Ky vendim merret ndërkohë që ndalimi i udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia hyri në fuqi të premten pas shqetësimeve për një variant të ri të identifikuar në Brazil.
Boris Johnson tha se rregullat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.
Edhe 1280 njerëz të tjerë me koronavirus kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar brenda 28 ditëve pas daljes pozitiv të testit, duke e çuar totalin e viktimave në 87291.
Shifrat e fundit të qeverisë të premten gjithashtu treguan se 55,761 raste të tjera ishin raportuar - nga 48,682 një ditë më parë.
Ndërkohë, më shumë se dy milion njerëz në të gjithë botën tani kanë vdekur me virusin që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.
LEXO TE NGJASHME