Biden në Twitter fillon nga zeroja, nuk trashëgon asnjë ndjekës nga Trump
Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden i është dhënë në Twitter, profili i tij zyrtar presidencial, por ai është i detyruar ta fillojë atë pa asnjë ndjekës.
Ekipi i Biden është i pakënaqur nga ky vendim, i cili është ndryshe nga tranzicioni që bëri Barack Obama.
Profili i ri @PresElectBiden, do të shndërrohet në atë zyrtare @POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara) ditën e inaugurimit në 20 janar.
Në gjashtë orët e tij të para në internet, ky profil fitoi gati 400,000 ndjekës. Profili i vet Biden ka 24 milionë ndjekës.
Ekipi i tij ka regjistruar gjithashtu profile të reja - @FLOTUSBiden për zonjën e parë të ardhshme, Jill Biden dhe për herë të parë edhe @SecondGentleman, për burrin e zonjës Harris, z. Doug Emhoff.
'Fillim nga zeroja'
Donald Trump trashëgoi rreth 13 milionë ndjekës në profilin Potus kur u transferua tek ai nga z. Obama - por kjo nuk do të ndodhë këtë herë.
Ekipi i z. Biden u njoftua për këtë vendim më pak se një muaj më parë dhe iu tha se kjo do të nënkuptonte se “duhej të fillohej nga zeroja".
LEXO TE NGJASHME