Mbi 2 milionë të vdekur nga COVID-19 në gjithë botën
Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 2.002.407 vdekje për shkak të virusit.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 397.994 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 207.160 viktima, India me 151.954, Meksika me 137.916, Britania e Madhe me 86.015, Italia me 80.848, Franca me 69.313, Rusia me 63.940, Irani me 56.538, Spanja me 53.079, Kolumbia me 47.491, Gjermania me 45.492 dhe Argjentina me 45.125 viktima. Ndërkohë në Turqi, numri i personave që kanë humbur jetën deri më 14 janar ka arritur në 23.495.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në 93.533.715. Deri më tani, janë shëruar mbi 66.834.935 persona të infektuar me virusin ndërsa ende 24.696.373 të prekur vazhdojnë trajtimin.
LEXO TE NGJASHME