Shkencëtarët: Distancimi social duhet të jetë deri 3 metra
Shkencëtarët i kanë propozuar kryeministrit britanik, Boris Johnson që distancimi social duhet të jetë deri në tri metra.
Paneli i shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë, i njohur si SAGE, kërkon që të bëhet ndryshimi për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ndërsa deri më tani, distancimi social ishte deri në 2 metra, shkencëtarët thonë se duhet shtuar distanca.
Vendimi vjen në kohën kur ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock ka kritikuar qytetarët se nuk po respektojnë rregullat e distancimit social.
Britania po regjistron shifra rekord të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Shkak është bërë një mutacion, i njohur si varianti britanik, që përhapet më shpejt mes njerëzve.
LEXO TE NGJASHME