Flamuri shqiptar mes turmës së protestuesve? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

IMG 20210107 WA0001 750x430

Një imazh i shpërndarë gjerësisht në rrjet tregon një flamur shqiptar që valëvitet në atë që duket të jetë protesta dje në Amerikë para Kongresit.

Fotoja e cila nuk është shumë e qartë, është shpërndarë masivisht.

Kujtojmë se Amerika dje përjetoi atë që mund të quhet një kaos të demokracisë, ku mbështetës të presidentit në detyrë Donald Trump vërshuan në brendësi të Capitol Hill, ndërkohë që kongresi kryente procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Nga protesta humbën jetën 4 persona dhe dhjetra të tjerë u lënduan, ndërkohë që pas dhunës së pashembullt Kongresi rifilloi punimet.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.