Katër të vdekur, 52 të arrestuar pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin

0.7washingtonnn

Uashington -Katër njerëz vdiqën dhe 52 u arrestuan, tha shefi i policisë i Ëashington D.C., pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA të mërkurën për të ndaluar Kongresin të çertifikonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një konferencë për shtyp natën vonë, Shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane Robert J. Contee tha se 47 nga 52 arrestimet e deritanishme kishin të bënin me shkeljen e shtetrrethimit të orës 18:00 të Kryetarit të Bashkisë Muriel Boëser dhe se 26 prej tyre përfshinin njerëz të arrestuar përreth Kapitolit të SHBA.

Disa të tjerë u arrestuan me akuza në lidhje me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje ose të ndaluara.

Përveç kësaj, Contee tha se dy bomba artizanale u gjetën në selinë e komiteteve republikane dhe demokratike, si dhe një ftohës në një automjet pranë territorit të Kapitolit të SHBA që përmbante kokteje Molotov.

Contee nuk pranoi të identifikonte gruan që një oficer i Policisë së Kapitollit e qëlloi dhe vrau, duke thënë se pritej njoftimi  për të afërmit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.