Mesazhi për protestuesit/ Trump dëgjon Biden: Shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe

trump 1 750x430

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka dëgjuar thirrjen e Joe Biden për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë nga ekrani për t’i dhënë fund protestës nga mbështetësit e tij që ka sjellë një kaos të paprecedent në godinën Capitol në SHBA.

Trump i bën thirrje protestuesve që të shkojnë në shtëpi dhe të ketë paqe.

Ai shton se e di që mbështetësit e tij ndihen të lënduar dhe u dhemb pasi zgjedhjet u vodhën, por duhet respektuar ligji dhe rendi, prandaj askush s’duhet të lëndohet nga protestat e dhunshme.

‘’E di që ju dhemb, e di që jeni lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër, duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe.

Duhet të respektojmë njerëzit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju duam, ju e patë ccfarë ndodhi. E di si ndihesh, por shko në shtëpi dhe paqe. ‘’- tha Trump.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.