Mjekët i dhanë 3 ditë kohë për të jetuar, gruaja me Covid-19 shërohet me kurën eksperimentale

pacientja e1609858325762

Një nënë e cila ishte në koma dhe iu dha vetëm 3 ditë kohë për të jetuar pas përballjes me Covid-19 është shëruar mrekullisht falë një kurë eksperimentale.

Familjarët e Claire Haythorne, 45-vjeç, nga Hillsborough, Sheffield të Anglisë thanë se kanë kaluar dy muajt më të vështira të jetës së tyre.

Gruaja u prek me koronavirus në fillim të nëntorit por të afërmit e saj po prisnin mezi që ajo të shërohej.

Pas javësh në koma, doktorët në spitalin e Sheffield vendosën të përdornin si kurë ilaçin anakinram, përdoret për të trajtuar artritin reumatoid.

Mjekët i thanë familjarëve të saj në atë kohë që asaj i kishin mbetur tre ditë kohë për të jetuar.

Efektet e ilaçit ishin të menjehershme dhe Haythorne është rrugës drejt shërimit.

Ajo është vendosur të shkojë në shtëpi në dy javët e ardhshme tek fëmijët e saj Leah, 18 vjeç dhe Jordan, 22 vjeç dhe burri i saj Tariq./Lajm i fundit

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.