Holanda dhe Gjermania iu ndalojnë hyrjen britanikëve që udhëtojnë për qejf

0.3holanda.gjermani

Trembëdhjetë persona u ndaluan që kur hyri në fuqi Brexit, sepse Britania e Madhe nuk bën më përjashtim nga kufizimi i udhëtimeve për shkak të Covid

Më shumë se një duzine shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar iu është refuzuar hyrja në Holandë që nga 1 janari kur doli nga Bashkimi Evropian, njofton The Guardian.

Një zëdhënës i forcës kufitare hollandeze konfirmoi të hënën se deri  13 shtetas britanikë ishin kthyer mbrapsht në aeroportin Schiphol të Amsterdamit që nga e premtja, sepse udhëtimet e tyre nuk ishin të domosdoshme për t’u bërë  dhe tani duhet të zbatohen rregulloret mbi pandeminë.

Ky lajm erdhi pasi shtetasve britanikë që jetojnë në Spanjë iu ndalua të hipnin në avionë në Britani, sepse linja ajrore tha se dokumentet e tyre të qëndrimit atje para Brexit, ishin të pavlefshme, ndërsa të tjerëve iu refuzua hyrja në Gjermani.

Pati gjithashtu raporte për pasagjerë të kthyer nga aeroportet e britanike drejt Hollandës, sepse nuk kishin një test negative koronavirusi, ose se udhëtimi i tyre nuk kualifikohej si thelbësor ose se ata nuk mund të tregonin prova  se banonin në Hollandë ose në vendet e BE.

Vetëm një pjesë e vogël shtetesh me norma të ulëta të koronavirusit përjashtohen nga rregullat e BE-së që ndalojnë vizitorët jot ë domosdoshëm nga jashtë bllokut dhe Zonës Ekonomike Evropiane.

Mbretëria e Bashkuar u hoq nga kjo listë në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit.

"Ata të gjithë kishin një test negativ PCR, por ata harrojnë rregullin themelor që udhëtimi duhet të jetë i nevojshëm, për shembull për punë ose për shkak të rrethanave serioze personale," i tha zëdhënësi i xhandarmërisë Robert van Kapel, televizionit publik NOS.

"Njerëzit nga vendet e sigurta lejohen të kalojnë, por Britania e Madhe sigurisht nuk është një vend i sigurt tani," tha Van Kapel.

Ai shtoi se disa nga udhëtarët "donin thjesht të vizitonin Amsterdamin", ndërsa një burrë po planifikonte të fluturonte nga aeroporti Schiphol për në Spanjë për të bërë pushime për ski. "Kjo nuk është më një arsye," tha Van Kapel.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.