Greqia vendos të hapë kopshtet dhe shkollat fillore

0.6masksschools11609829039

Athinë - Të hënën në mbrëmje Ministrja greke e Arsimit, Niki Kerameus, njoftoi zyrtarisht se kopshtet, shkollat fillore dhe ato të arsimit special në Greqi do të rihapen që nga 11 janari.

"Kushtet aktuale na lejojnë që gradualisht të fillojmë hapjen e shkollave tona në bazë të rekomandimeve të ekspertëve," tha Kerameus.

Kopshtet dhe shkollat fillore do të hapen së pari për shkak të "nevojave të veçanta psiko-emocionale të nxënësve tanë të vegjël", tha ajo.

Masat e sigurisë do të përfshijnë testimin e rastësishëm për nxënësit dhe mësuesit, si dhe një skemë të orëve të reduktuara për të zvogëluar mbingarkesën.

Rihapja e shkollave të mesme dhe të mesme të larta do të rishikohet në ditët në vijim.

Mësimi në distancë për këta nxënës do të rifillojë më 8 janar.

Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thanë se ata planifikojnë të ulin ngarkesën e kurrikulës për nxënësit e shkollës së mesme të vitit të tretë që do të testohen në provimet mbarëkombëtare të fundvitit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.