Gjeti vullnetar për dhurimin e veshkës, COVID i mori jetën 19-vjeçares shqiptare

nazlije sherifi e1609792487732

Gjatë ditës djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Sherifi nga Mitrovica. Pikerisht dje, u nda nga jeta 19-vjeçarja Nazlije Sherifi e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

19-vjeçarja ishte studente e Shkencave Kompjuterike, teksa ishte diagnostikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.

Ndërkohë sot është mesuar se arsyeja e ndarjes nga jeta të vajzes është bërë Covid-19. Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili deklaron se e ndjera ka qenë e infektuar nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka deklaruar se: QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte./gazetashqip

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.