Urimi i Papa Françeskut: Krishtlindje gëzimi e paqeje!

0.2papa.francesku

Në përfundim të audiencës së përgjithme, mbajtur të mërkurën në prag të Festës së madhe të Krishtlindjes, Papa Françeku u drejtoi përshëndetjen  e tij të përzemërt gjithë besimtarëve. Duke u ngjarë barinjve - i ftoi  Ati i Shenjtë besimtarët - vraponi edhe ju drejt Shpellës së Shenjtë: “Jezusi ju pret për t’ju dhuruar dritën e Tij e paqen e tij. Ai dëshiron ta pasurojë jetën tuaj me dashurinë e Tij, me hirin e Tij”.

Më pas mendimi i Papës shkoi atje ku jeta vret më shumë, ku dhemb më shumë, por edhe ku gëzon më shumë e ngadhënjen më shumë:

“Mendimi im - kujtoi - shkon tek pleqtë, tek të rinjtë, tek të sëmurët e tek çiftet e reja! Gatishmëria  e plotë e Marisë e bujaria e palëkundur e Jozefit, qofshin shembull për pritjen e Krishtit Fëmijë në misterin e Lindjes së Tij”.

Në përfundim, të gjithëve urimi: “Ju uroj Krishtlindje të shenjtë. Krishtlindje gëzimi e paqeje”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.