“Provokim apo gabim”/ Google Maps i vendos stadiumit serb emrin Skënderbeu
“Provokim apo gabim”, është titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.
Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull. Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.
“Nuk e dimë nëse ky ishte një sulm hakerësh, apo një provokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon ajo, duke përcjellë disa mesazhe të ndjekësve në rrjetet sociale që shkruanin:
“Vëllezër, reagoni ndaj Google-it, ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.
Një pjesë të reagimeve i përcolli edhe portali shqip në Zvicër, Lecanton 24, ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.
LEXO TE NGJASHME