Ngjarje e rëndë, 16 vjeçari vret në gjumë prindërit dhe dy vëllezërit e tij

shtepia e1608129909225

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e katërfishtë në Virxhinia ku humbën jetën një çift i martuar dhe djemtë e tyre gjatë fundjavës.

Prindërit u qëlluan në kohën që ishin në krevat ndërsa njëri nga fëmijët e çiftit u qëllua në korridor.

Autoritetet në Kanawha shprehen se një 16-vjeçar qëlloi për vdekje Daniel Dale Long, 37 vjeç, gruan e tij Risa Mae Saunders 39 vjeç dhe djemtë e tyre Gape Ripley, 12 dhe Jamson Long 3 vjeç brenda shtëpisë së tyre në Elkview të dielën.

Një tjetër anëtar i familjes, i përshkruar si djali 16 vjeçar nuk ishte në shtëpi kur trupat u zbuluan dhe më pas ai u gjet i palënduar më vonë atë ditë sipas sherifit lokal.

Fotot e familjes të shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë që Long dhe Saunders kishin tre djem së bashku.

Sipas autoriteteve një mashkull është akuzuar për vrasjen e katërfishtë dhe i dyshuari është një 16-vjeçar. Emri i tij nuk është bërë publik ende sepse është i mitur.

Familja u gjet e vdekur të diëlën në mëngjes nga një i afërm që nuk kishte dëgjuar prej kohësh prej tyre dhe vizitoi shtëpinë për të kontrolluar.

Ai gjeti derën e përparme të hapur dhe trupat e vdekur brenda dhe kërkoi nga një fqinj që të njoftonte policinë.

Autopsia është bërë të hënën e cila do të përcaktojë shkakun dhe kohën e vdekjes për secilën nga viktimat.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.