Britani: 90-vjeçarja bëhet pacientja e parë në botë që merr vaksinën
Një gjyshe 90-vjeçare është bërë pacientja e parë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit. Margaret Keenan është vaksinuar sot rreth orës 6.45 me orën lokale në Coventry duke shënuar fillimin e progranit më të madh të vaksinimit masiv NHS.
Zonja Keenan, e njohur për familjen dhe miqtë si Maggie, mori injeksionin nga infermierja May Parsons në spital.
Zonja Keenan tha: 'Unë ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen, sepse do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri pasi isha vetëm për pjesën më të madhe të vitit. Falenderoj May dhe stafin e NHS dhe këshilla ime për këdo është që të gjithë duhet të vaksinohen'.
Ish ndihmësja e dyqanit të argjendarive, mbush 91 vjeç javën e ardhshme. Ajo ka dy fëmijë dhe katër nipër e mbesa.