Joe Biden: Vaksinimi për Covid në SHBA nuk do të jetë me detyrim
Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden tha se amerikanët nuk do të detyrohen të bëjnë një vaksinë të koronavirusit kur ajo të bëhet e disponueshme në SHBA.
Kjo, ndërkohë që Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) për herë të parë nxiti "përdorimin e maskës universale" brenda ambienteve, përveçse kur amerikanët janë në shtëpinë e tyre.
CDC tha që SHBA "kishte hyrë në një fazë të transmetimit të nivelit të lartë" të virusit.
Të premten SHBA regjistroi mbi 2,500 vdekje dhe gati 225,000 raste të reja dhe ka konfirmuar 14.3 milionë raste dhe më shumë se 278,000 vdekje.
'Z. Biden - i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar - gjithashtu tha se ai priste që inaugurimi i tij të ishte një ngjarje e qetë, pa turma të mëdha për shkak të problemeve nga koronavirusi.
"Supozimi im është që do të ketë akoma një ceremoni në podium, por nuk e di se si do të funksionojë”, tha ai.
LEXO TE NGJASHME