Masakra në Gjermani/ Autori jetonte në makinë pasi i vdiq nëna

0.7masakra1606895527

Një 51-vjeçar gjerman vrau pesë persona, përfshi këtu edhe një bebe 9-muajshe, pasi nisi të godiste këmbësorët me makinën e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Trier. Autori i krimit u regjistrua katër minuta pas ngjarjes.

Viktimat e tij janë tri gra: 73, 52 dhe 25 vjeç. Mes viktimave është edhe një burrë 45 vjeç dhe vajza e tij 9-muajshe. Sipas autoriteteve, nëna e bebes është në spital në gjendje të rëndë me djalin e saj dyvjeçar.

Ndërkohë janë plagosur 15 persona të tjerë, katër prej tyre rëndë. Shoferi i mjetit që goditi këmbësorët duket se e ka kryer aktin qëllimisht.

Sipas drejtuesve të ministrisë së Brendshme, ‘linjat zigzage të makinës sugjerojnë se ai kishte për qëllim që të godiste njerëzit’.

Policia thotë se nuk bëhet fjalë për motive politike. Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtësi dhe po i hidhte njerëzit në ajër.

Autori nuk ka precedent kriminal dhe nuk kishte një adresë fikse. Sipas medieve, ai ishte një tip i çuditshëm që kishte nisur të jetonte në fuoristradën e tij pasi i vdiq mamaja.

Kur u arrestua, niveli i alkoolit në gjak ishte i lartë. Ai akuzohet për vrasje. Pritet që autoritetet të bëjnë një vlerësim psikiatrik për të. Mendohet se ai vuante nga probleme mendore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.