‘Po këta a janë në këtë planet?’ Bota po i sheh me zili

0.australi11605771824

Ndërsa bota po përjeton ditët më të zeza të pandemisë, në Australi duket se janë në një planet tjetër. Ata kanë shijuar një aktivitet të madh sportiv në një stadium të mbushur plot.

As maska dhe as distancim social në stadiumin Suncorp në Brisbane me mbi 52 mijë tifozë.

Shumë amerikanë dhe europianë e kanë ndjekur me zili këtë shfaqje, ndërkohë që hija e izolimit total po afrohet kudo.

“A janë në një planet me ne,” shkruan dikush.

Australia ka regjistruar vetëm 8 raste të reja me koronavirus një ditë më parë. Në total janë mbi 27 mijë raste dhe 907 vdekje që nga nisja e pandemisë. Të shëruar janë mbi 25 mijë persona.











 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.