Biden: Më shumë njerëz mund të vdesin, për sa kohë që Trump nuk koordinohet me ne
Joe Biden ka paralajmëruar se "njerëzit mund të vdesin" nëse administrata e tij presidenciale e ardhshme vazhdon të pengohet nga Donald Trump.
Gjatë fjalimit të tij në Delaware, Presidenti i zgjedhur tha se ishte i nevojshëm bashkëpunimi për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Ai e quajti refuzimin e Presidentit Trump për të pranuar se i humbi zgjedhjet, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë nga të dy palët, "krejtësisht të papërgjegjshëm".
"Kjo nuk është një lojë," shkroi ish-zonja e parë Michelle Obama në rrjetet sociale.
Presidenti i zgjedhur Biden ka 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, duke kapërcyer pragun prej 270 votash të nevojshme për të fituar.
Megjithatë, z. Trump, një Republikan, shkroi në Tëitter të hënën në mëngjes: "Unë i fitova Zgjedhjet!"
Ekipi i Trump nisi një sërë betejash ligjore pas votimit të 3 nëntorit për të kundërshtuar numërimin e votave.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), agjencia qeveritare e ngarkuar me fillimin e procesit të tranzicionit për një President të ri, ende nuk e ka njohur z. Biden dhe zëvendësin e tij Kamala Harris si fitues, duke i lënë ata pa qasje në vendimet e ndjeshme qeveritare që zakonisht ofrohen për një administratë të re që po vjen.
Ndihmësit e Ppresidentit të zgjedhur demokrat kanë thënë se refuzimi i z. Trump për t'u përfshirë në një transferim të pushtetim do të thotë edhe që ekipi i z. Biden është i përjashtuar nga planifikimi i një strategjie të shpërndarjes së vaksinimit.
Në fjalimin e tij të hënën, për tranferimin që është bllokuar, z. Biden tha: "A e kupton ndokush këtë? Ka të bëjë me shpëtimin e jetëve në të vërtetë, kjo nuk është hiperbolë".
"Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi," shtoi ai.
Duke e quajtur shpërndarjen e vaksinave në të gjithë vendin një "ndërmarrje të madhe, të madhe", z. Biden tha se nëse ekipi i tij do të duhej të priste deri në 20 janar - në inaugurimin e tij presidencial - që të mund të fillonin punën në programin e shpërndarjes, ata do të mbeteshin prapa "mbi një muaj, një muaj e gjysmë ”.
I pyetur nëse ai do të inkurajonte udhëheqësit e shtetit për të rivendosur urdhrin e qëndrimit në shtëpi të njerëzve, Presidenti i zgjedhur tha se në vend të këtij urdhri, inkurajonte mbajtjen e maskës.
LEXO TE NGJASHME