‘Unë fitova zgjedhjet’/ Donald Trump insiston, por heq dorë nga...

0.7trump1605514539

Presidenti amerikan, Donald Trump postoi sërish një mesazh online, ku thekson se ai i ka fituar zgjedhjet.

“Unë i fitova zgjedhjet,” shkruan ai, pasi një ditë më parë tha se Joe Biden i fitoi zgjedhjet me manipulime.

Megjithatë ekipi i tij hoqi dorë nga një pjesë e mirë e padisë për zgjedhjet në Filadelfia.

Pak përpara se të zhvillohet seanca dëgjimore, Trump ka hequr dorë nga akuza se 682 mijë vota me postë dhe në mungesë janë përpunuar ilegalisht pa mbikëqyrjen e monitoruesve republikanë.

Pasi kanë hequr dorë nga kjo pjesë e padisë, tashmë çështja përqendrohet në pak vota.

Pensilvania u fitua nga kandidati Joe Biden.

Trump akoma nuk e ka pranuar humbjen dhe kampi i tij ka ngritur disa padi.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.