Biden e quan Trump një ‘turp’, republikanët vazhdojnë heshtjen

0.6biden1605083253

Joe BIden deklaroi se refuzimi i presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale është një turp.

Presidenti i zgjedhur shtoi megjithatë se asgjë nuk do e ndalë transferimin e pushtetit.

Ndërkohë Trump vazhdon të deklarojë se zgjedhjet janë manipuluar dhe se ai ka fituar. Ai ka akuzuar mediat se kanë projektuar fituesin, ndërkohë që si zakonisht, janë mediat që shpallin fituesin.

Nga ana tjetër, sipas BBC, bie në sy fakti që republikanët vazhdojnë të heshtin përballë kësaj situate.

Vetëm pak republikanë i kanë kërkuar presidentit që të pranojnë humbjen. Mes tyre janë Susan Collins, Ben Sasse dhe Mitt Romney. Por edhe këta janë njerëz që janë shkëputur me Trump prej kohësh.

Arsyeja se përse republikanët nuk po flasin, sipas BBC, është fuqia e madhe që ka presidenti akoma në bazën e partisë. Ai mund ta përdorë këtë fuqi kundër atyre që mendon se nuk janë besnikë mjaftueshëm.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.