Demokrati Biden bën thirrje për durim: Ky durim është shpërblyer për 200 vjet

auto Screenshot 21604641064

Kandidati demokrat për president, Joe Biden në një deklaratë për gazetarët në Uilmington të Delauerit të ejten tha se ai është njoftuar nga zyrtarët mbi zhvillimet e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe gjendjen ekonomike të vendit. Ai gjithashtu bëri thirrje për durim, qetësi dhe për numërimin e çdo vote. 

"Çdo votë duhet të numërohet dhe këtë do ta shohim ne tani.

Kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon durim. Por ky durim është shpërblyer për 200 vjet. Ky sistem i qeverisjes ka qenë zilia e botës", tha ai. Zoti Biden theksoi se ai nuk ka dyshim se ai dhe senatorja Harris do të shpallen fitues të zgjedhjeve pas përfundimit të numërimit të votave.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.