Trump bën akuza të forta, televizionet i heqin sinjalin gjatë fjalimit
BILD
Pas zgjedhjeve presidenciale të martën, presidenti në detyrë Donald Trump e shpalli veten menjëherë fitues. Tani ai pretendon se Demokratët dhe sfidanti Joe Biden duan t’i marrin fitoren duke manipuluar.
Të enjten në mbrëmje, Donald Trump foli nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i 45-të i SHBA akuzoi ashpër kundërshtarët: Ju po tentoni të vidhni zgjedhjet.
Një akuzë e paprecedent në historinë amerikane. Dhe stacionet televizive reaguan.
Transmetuesit NBC, ABC, MCNBC, USA Today dhe CBS vendosën të ndërpresin transmetimin gjatë fjalimit.
Lester Holt i NBC tha: “Duhet të ndërpresim transmetimin pasi presidenti po bën deklarata false, përfshi pretendimet se ka pasur një manipulim zgjedhor. Nuk ka prova për këtë”,
Brian Williams i MSNBC tha: “Jemi sërish në një pozicion të pazakontë pasi jo vetëm po ndërpresim presidentin e SHBA, por po e korrigjojmë atë”.
Shepard Smith i CNBC tha: “Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që po thotë”.
Të tjerë kanale vazhduan të transmetojnë.
Sfondi i akuzave të Trump: Shumica e votave më postë po shkojnë deri më tani për kundërshtarin Joe Biden. Kjo për shkak se Demokratët u kishin kërkuar mbështetësve të votojnë me postë për shkak të pandemisë. Trump kishte këshilluar votuesit e tij kundër kësaj.
LEXO TE NGJASHME