Kjo votë e vetme elektorale mund të sjellë fitoren e Joe Biden
Zgjedhjet në SHBA nuk kanë prodhuar akoma një fitues të qartë, edhe pse gara po shkon drejt fundit.
Kandidati demokrat, Joe Biden kryeson me vota elektorale, të cilat janë thelbësore për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Votat elektorale prodhohen nga secili shtet. Por në Nebraska, votat elektorale dalin nga secili distrikt.
Sipas Fox News, kandidati Joe Biden ka fituar një votë të vetme elektorale nga distrikti i dytë në Nebraska.
Por kjo votë mund të jetë thelbësore për të arritur 270 vota, numri i nevojshëm i votave për të fituar presidencën, raporton Fox News.
Biden ka 264 vota elektorale deri më tani. Gara në shtetet kyçe është shumë e ngushtë.
Nëse Biden fiton në Nevada, ku ka një avantazh të lehtë, 6 votat e këtij shteti mund të jenë vendimtare për të arritur numrin 270.
LEXO TE NGJASHME