Vjena/ Policia sllovake paralajmëroi se terroristi shkoi të blinte plumba për kallashnikovin
Policia në Sllovaki ka treguar se "të dyshuarit nga Austria" u përpoqën të blinin municion atje në verë dhe se autoritetet austriake ishin informuar.
Katër persona u qëlluan për vdekje dhe 23 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur nisi sulmin në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.
Atëherë u mësua se ai ishte liruar herët nga burgu për përpjekjen që kishte bërë për t'iu bashkuar me xhihadistëve në Siri.
Sipas informacioni, udhëtimi i terroristit për të blerë plumba dështoi pasi ai nuk kishte licencë për armë.
Sipas mediave gjermane, 20-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje nga policia, shkoi në Sllovakinë fqinje në korrik për të blerë municione për një kallashnikov AK-47 por u kthye me duar bosh.
Policia sllovake konfirmoi se ata ua kishin kaluar mesazhin kolegëve të tyre austriakë menjëherë, duke shtuar se nuk do të komentonin më tej.
Kush ishin viktimat?
Më shumë hollësi janë zbuluar në lidhje me katër personat e vrarë në qendër të Vjenës në orët para se kufizimet e reja të koronavirusit do të hynin në fuqi:
Një grua 24-vjeçare gjermane u qëllua ndërsa punonte si kamariere para një restoranti në Ruprechtsplatz, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve APA
Një 21-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut u qëllua afër Fleischmarkt
Një 39-vjeçar austriak u vra përpara një restoranti të ushqimit të shpejtë në Schëedenplatz
Një grua austriake 44-vjeçare vdiq më vonë në spital nga plagët.
Midis 23 personave të plagosur në sulm, 13 pësuan plagë plumbi dhe shtatë janë në një gjendje të rëndë. Shumica janë nga Austria, por disa janë nga Gjermania, Sllovakia, Luksemburgu dhe vende të tjera.
Autoritetet austriake thonë se vrasësi ishte i armatosur me një armë automatike, një pistoletë dhe një hanxhar, si dhe një jelek të rremë shpërthyes.
Ata fillimisht nuk ishin të sigurt nëse kishte pasur më shumë se një person i armatosur, pas sulmit të hënën mbrëma i cili zgjati nëntë minuta në gjashtë skena krimi.
Grupi Xhihadist Shteti Islamik (ISIS) pohoi në faqen e tij propagandistike Amaq se ishte ai që qëndronte prapa sulmit.
Por Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha se nuk kishte asnjë tregues të një sulmuesi të dytë, edhe pse nuk mund të përjashtohej.
Qendra e Vjenës filloi të kthehej në normalitet të mërkurën dhe Kryebashkiaku Michael Ludëig mbajti një minutë heshtje në kujtim të viktimave, ndërsa Austria shënoi një ditë të dytë zie.
Ndërkohë, policia zvicerane arrestoi dy persona, përveç 14 të arrestuarve në Austri të cilët ishin të lidhur me personin e armatosur.
Ministrja Zvicerane e Drejtësisë Karin Keller-Sutter pretendoi se ata të dy kishin qenë "kolegë" të personit të armatosur. " Të tre burrat ishin takuar personalisht," i tha ajo St Galler Tagblatt.
Kancelari austriak Sebastian Kurz i është përgjigjur sulmit të Vjenës duke i kërkuar Bashkimit Evropian të "përqendrohet shumë më fort në problemin e Islamit politik në të ardhmen". Ai tha se kishte biseduar me Emmanuel Macron të Francës dhe shumë të tjerë me qëllim që të koordinohej më ngushtë.
Ai i tha Die Welt të Gjermanisë: "Unë shpresoj se do të shohim një fund të kësaj tolerance të keqkuptuar dhe që të gjitha vendet në Evropë më në fund do të kuptojnë se sa e rrezikshme është ideologjia e Islamit politik për lirinë tonë dhe mënyrën evropiane të jetës".
Më tej, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka bërë thirrje për një Akt Patriotik të BE-së, përgjatë linjave të ligjit të SHBA-së që rrit fuqitë e mbikëqyrjes pas sulmeve të 11 shtatorit. "Vetë Evropa dhe Italia nuk mund të vazhdojnë vetëm me fjalë," tha ai, duke iu referuar sulmeve ndaj Vjenës dhe Nisës javën e kaluar. Sulmuesi I Nisës kishte shkuar nga Tunizia në Itali për të mbërritur në jug të Francës.
Presidenti i Parlamentit të BE Antonio Tajani ka përsëritur thirrjen e tij për një FBI Evropiane, për të bashkërenduar punën e policisë dhe shërbimeve të inteligjencës, duke punuar së bashku kundër militantëve të ISIS.
Ministri i brendshëm i Austrisë zbuloi se "terroristi islamik", i quajtur Kujtim Fejzulai, ishte burgosur për 22 muaj në prill të 2019-ës për përpjekjen që kishte bërë për të udhëtuar në Siri për t'u bashkuar me xhihadistët e IS dhe u lirua pas vetëm tetë muajsh.
Ai u la i lirë me kushte më të buta për të rinjtë, pasi bindi autoritetet se ai nuk kishte më pikëpamje ekstremiste islamike, tha z. Nehammer.
Ai kishte si shtetësi austriake dhe maqedonase dhe të afërm në Maqedoninë e Veriut i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ai ishte kapur në Turqi dy vjet më parë dhe u dërgua përsëri në Austri.
LEXO TE NGJASHME