Luftë nervash/ Zgjedhjet amerikane varen nga këto tre shtete

0.5votime1604477971

BILD

Nervozizmi dhe tensionet vazhdojnë.

Ishte një natë e gjatë zgjedhore- por shtatë orë pasi u mbyllën qendrat e para të votimit, një gjë është e qartë: nuk do ketë së shpejti një fitues në garën mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Kjo për shkak se shtetet e lëkundura të Miçiganit, Pensilvanisë dhe Uiskonsinit janë vendimtare për zgjedhje. Por këto shtete nuk ia kanë dalë të merren me numrin e votave me postë.

E thënë ndryshe: numërimi është ndërprerë deri në mëngjes me orën lokale.

Pra nuk do të presim një rezultat të paktën deri të mërkurën pasdite.

Ose ndoshta edhe më gjatë se kaq.

Kjo do të thotë se do vihet në jetë skenari horror që prisnin disa vëzhgues: pa rezultat, pa president, me padi të mundshme ligjore, me sulme verbale. Një konstalacion thellësisht shpërthyes, veçanërisht në një vend kaq të polarizuar si SHBA.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.