Turqi, një vogëlushe trevjeçare shpëtohet nga rrënojat pas 65 orësh
Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë tre vjeçare pasi ishte e bllokuar në një ndërtese që ishte shembur në periferi të Izmirit për gati 65 orë, pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes.
Ministri turk i shëndetsisë Faretin Kotsa ka postuar në Twitter momemtin e shpëtimit të tre vjeçares duke theksuar se shpëtimi i vajzës forcon shpresën tek populli turk dhe dhe shprehu mirënjohje për luftën e ekipeve të shpëtimit.
Sipas gazetave turke, nëna e vogëlushes së bashku me fëmijët e saj binjakë 10 vjeç dhe djalin e saj 7 vjeçar Umut, janë nxjerrë nga rrënojat rreth 23 orë më parë pas dridhjes katastrofike.
7 vjeçari Umut ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ende po marrin trajtim mjeksor.
Sipas Yeni fazafak , Elif Perincek është personi i 106-të që del i gjallë nga rrënojat.
Pas daljes nga rrrënojat, vajza e plagosur u dërgua në spital.
LEXO TE NGJASHME