Rëndohet bilanci në Turqi, shkon në 17 numri i viktimave, 709 të tjerë janë plagosur
Bilanci i viktimave të shkatuara nga tërmeti me madhësi 6.6 Rihter është rritur. Sipas mediave turke, deri më tani janë raportuar 17 viktima dhe 709 të plagosur.
Rajoni më i prekur nga tërmeti në Turqi është Izmiri ku dhe është raportuar numri më i lartë i viktimave, të plagosurve dhe dëmeve materiale.
Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.
Ndërkohë dëme janë raportuar dhe në Greqi, ku deri më tani janë regjistruar 9 të plagosur dhe dy fëmijë të vdekur.
LEXO TE NGJASHME