Trump nuk po lufton vetëm kundër Biden

0.8trump1603265085

Nga Alexander von Schoenburg, BILD

Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, ai mund të falenderojë gjigandët e teknologjisë si Facebook dhe Twitter- si dhe shtypin liberal.

Pikërisht mediat kryesore- duke nisur që nga ‘Atlantic’ e deri te ‘Washington Post’- të cilat shpërndajnë pa hezitim çdo histori anti-Trump, pavarësisht nga verifikueshmëria dhe burimet (kujtoni pak këtu fyerjen e pretenduar ndaj Trump për ushtarët e rënë) nuk dinë të ndalen, ndërkohë që lajmet kundër Biden i fshehin nën tavolinë.

Twitter&Co sapo kanë bllokuar përhapjen e një lajmi nga ‘New York Post’, që rëndon shumë mbi Joe Biden.

Bëhet fjalë për takime të dyshimta me biznesmenë ukrainas- ndërmjetësuar nga djali i Biden, Hunter- i cili është provuar se është përdorues i rregullt i kokainës. Dhe në lidhje me pagesat e ryshfetit kinez ndaj klanit Biden, FBI ka nisur hetimet.

Media si ‘New York Times’ dhe CNN thuajse e kanë anashkaluar këtë histori. Nëse do kishte raportime të ngjashme për Trump ose fëmijët e tij- lajmet do ishin mbushur plot e përplot.

Nesër do të jetë debati tjetër televiziv. Komisioni përgjegjës i ka ndryshuar temat e debatit. Përsëri në fokus do jetë koronavirusi. Dhe konfliktet racore.

Kurse temat e politikës së jashtme- mes tyre edhe Kina- janë fshirë. Përveç kësaj, debatuesve do u hiqet zëri i mikrofonit kur nuk është radha e tyre. Për të parandaluar kaosin si herën e shkuar.

Dhe të injorosh tema si përfshirja e Biden me Kinën?

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.