NATO planifikon një takim në pranverë nëse Biden fiton zgjedhjet në SHBA
Aleanca e Atlantikut të Veriut NATO do të zhvillojë një samit në Bruksel në mars vitin e ardhshëm për të mirëpritur presidentin e ri të SHBA-së nëse zgjidhet Biden ose në të kundërt do të priste takimin në gjysmën e viti nëse do të zgjidhet Trump.
Aleanca ra dakord për një takim në mesin e 2021, por një takim në pranverë do të ishte e mundur nëse Biden do të arrinte të fitonte zgjedhjet presidenciale.
Trump ka thënë se aleanca perëndimore është "vjetëruar" dhe disa aleatë janë "delikuentë", si dhe ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA-në nga aleanca.
Ai ka njoftuar se do të tërheqë nga Berlini të gjithë kontigjentin e trupave ushtarake dhe e ka akuzuar se nuk e ka përmbushur detyrimin e 2% të PBB për shpenzimet e aleancës.
Shumica e aleatëve duan një fitore të Biden, por padyshim që do të bashkëpunojmë edhe me një administratë të rizgjedhur të Trump” thanë diplomatët në Bruksel.
Aleanca e Atlantikut të Veriut e cila ka 30 vende anëtare u krijua me 4 prill 1949 si një përpjekje për të ndaluar kërcënimin e Bashkimit Sovjetik komunist.
LEXO TE NGJASHME