Përflitej si e dashura e Putin, zhduket pasi lindi binjakët
Një ish-gjimnaste, e cila përflitej si e dashura e presidentit rus, Vladimir Putin, është zhdukur nga sytë e opinionit publik.
Sipas Daily Mail, Alina Kabaeva, një 37-vjeçare e famshme, fituese e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që prej vitit 2018.
Në atë kohë thuhej se ajo ishte shtatzënë me presidentin dhe raportohet se ka lindur djem binjakë në prill të vitit të shkuar në një klinikë në Moskë.
Por ka shqetësime pasi ajo është zhdukur prej atëherë, shkruan The Sun.
Ajo është një nga gjimnastet më të dekoruara në histori.
Pasi e la sportin, ajo u bë deputete për partinë e Putinit. Romanca mes të dyve u përfol që në vitin 2008. Një gazetë raportoi se ajo është fejuar me presidentin, por lajmi u përgënjeshtrua dhe gazeta u mbyll.
Po ashtu ka pasur raportime se ajo ka lindur një fëmijë me Putin në vitin 2015.
Putin ka qenë i martuar më parë me Lyudmila Shkrebneva në vitin 1983 dhe kanë dy vajza. Ata konfirmuan divorcin në vitin 2013.
Një burim tha për median se nëse Alina ka lindur fëmijët e Putin, ai po e fsheh atë për shkak se është i fiksuar me sigurinë e familjes.
LEXO TE NGJASHME