‘Vaksina del muajin tjetër, çdo ditë do të vaksinohen dhjetëra-mijëra’
Një dokument i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, që ka rrjedhur në media, thekson se vaksina kundër koronavirusit pritet të dalë muajin që vjen.
Sipas Daily Mail, pesë qendra të mëdha vaksinimi pritet të ngrihen në mbarë vendin përpara Krishtlindjeve.
Dokumentet e rrjedhura në media tregojnë se qindra bluza të bardha do të dërgohen në këto pesë qendra të mëdha për të injektuar dhjetëra-mijëra vaksina përditë.
Ata që janë më vulnerabël ndaj virusit do të thirren të parët.
Përveç pesë qendrave të mëdha të vaksinimit, pritet që të krijohen edhe njësi lëvizëse vaksinimi për të shkuar pranë komuniteteve vulnerabël.
Më herët, qeveria bëri të ditur se pritet të angazhojë edhe ushtrinë për operacionin e madh të vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha në parlament se vaksina është shpresa e madhe.
Deri më tani vaksina e Universitetit të Oksfordit është pretendentja për të marrë dritën jeshile nga organet rregullatore.
LEXO TE NGJASHME