Çfarë zbulon terapia e presidentit Trump për sëmundjen e tij

0.4donaldtrump1601972210

BILD

Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Por a e ka kaluar më të keqen?

Ilaçet e përdorura për kurimin e infeksionit të koronavirusit tregojnë të kundërtën.

Profesori Uwe Janssens, president i Shoqatës Gjermane të Terapisë Intensive, thotë për mjekimin e Trump: “Kokteji i antitrupave është një përbërës aktiv që është prodhuar nga kompania amerikane Regeneron. Përbëhet nga dy antitrupa të ndryshëm- molekula imune që sulmojnë strukturat tipike të virusit”.

Ky ilaç nuk është miratuar akoma. “Një pacient normal nuk do e merrte ilaçin. Qasja e mjekëve është e rrezikshme, por e kuptueshme”.

Përveç kësaj, presidenti merr edhe ilaçin e Ebolas, Remdesivir. Profesor Janssens thotë: “Studimet kanë treguar se mund të shkurtojë kohëzgjatjen e kurimit”.

Trump thuhet po ashtu se po trajtohet edhe me asteroide (Deksametazon). Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai rekomandohet vetëm kur sëmundja është e rëndë.

Mjeku Thomas Assmann thotë për BILD: “Deksametazoni është fundi i shtizës së flamurit. Ilaçi përdoret për të parandaluar një reagim të tepruar të sistemit imunitar ose për ta modeluar që ky reagim të mos jetë shumë i fortë”.

Rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, dr. Assmann e sheh në mënyrë kritike: “Ose për shkak të kursit të vështirë ose për shkak të trajtimit eksperimental”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.