Presidenti Trump dhe Melania rezultojnë pozitivë me COVID-19

0.6trump.melania201561

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe tani janë në karantinë. Presidenti 74 vjeçar, dhe për këtë arsye hyn në një grup me rrezik të lartë, e njoftoi lajmin në Twitter: "Ne do ta kalojmë këtë së bashku," shkroi ai.

Kjo ndodhi pasi një nga ndihmëset e tij më të afërta rezultoi pozitive me koronavirus. Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare e presidentit, ishte ndihmësja më e afërt i z. Trump që ka dalë e infektuar deri më tani. Ajo fluturoi bashkë me të me avionin Air Force One për në një debat televiziv në Ohio këtë javë.

Mjeku i z. Trump, Sean Conley lëshoi një deklaratë, duke thënë se presidenti dhe zonja e parë "janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë procesit të rimëkëmbjes së tyre. Rrini të qetë, unë pres që presidenti të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t'ju mbaj të azhurnuar për çdo zhvillim të ardhshëm," thuhej në deklaratë.

Më herët të enjten, z. Trump tha se ai dhe gruaja e tij, e cila është 50 vjeç, do të hynin në karantinë pas testit pozitiv të zonjës Hicks. Ai shkroi në Twitter: "Hope Hicks, e cila ka punuar kaq shumë pa bërë asnjë pushim të vogël, sapo ka dalë pozitive për Covid 19. E tmerrshme! Zonja e Parë dhe unë jemi duke pritur për rezultatet e testeve tona. Në ndërkohë, ne do të fillojmë procesin tonë të karantinës!"

Nuk është e qartë se si testi pozitiv i Z. Trump do të ndikojë për debatin e dytë presidencial, i cili është planifikuar për në 15 tetor në Miami, Florida.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.