Rekord i ri i të infektuarve në 24 orë/ OBSH: Jo përshëndetjes me bërryl

0.4obsh1600066079

Rekordi i ri i të infektuarve me Covid-19 në botë: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ishte 307.930, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Në të njëjtën kohë OBSH raporton se ka pasur mbi 5500 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 917.417 viktima.

Kulmi i mëparshëm ishte 6 shtatori me 306.857 raste të reja.

Ghebreyesus: ‘Jo përshëndetjes me bërryl’ .

Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus kujtoi sot me anë të një postimi në Twitter rekomandimin që ai bëri në mars për të shmangur përshendetjen e njëri-tjetrit më bërryl sepse nuk lejon të respektohet distanca e rekomanduar e sigurisë për të shmangur infeksionin.

"Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni prekjen e njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo ju bën të qëndroni më pak se një metër larg njëri-tjetrit. Më pëlqen të vendos një dorë në zemrën time për të përshëndetur njerëzit këto ditë", shkruajti ekonomistja Diana Ortega, në një mesazh të ripublikuar nga Ghebreyesus.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.