Spanja, i pari vend në Evropë me gjysmë milioni të infektuar me COVID

0.9shkolla

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, njofton REL.

Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, ky shtet ka regjistruar, 49,716 raste të reja me COVID-19 vetëm javën e kaluar.

Prej tyre, 237 persona kanë vdekur.

Rreth një e treta e rasteve të reja dhe vdekjeve janë raportuar në Madrid, vendin e goditur më së keqi nga pandemia.

Spanja aktualisht po përballet me rritjen më të shpejtë të numrit të të infektuarve me këtë virus në Evropë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.