Silvio Berlusconi shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij
Silvio Berlusconi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 është shtruar në spitalin San Raffale në Milano për disa hetime të mëtejshme.
Pas shfaqjes së disa simptomave ai u dërgua në spital si një masë paraprake.
Senatori i Forza Italias Licia Ronzulli në një intervistë për Rai Tre u shpreh:
'Berlusconi e ka kaluar natën në spital, ai është shtruar ditën e djeshme. Nata ishte e qetë për të. Ishte e nevojshme shtrimi në spital për të monitoruar progresin e Covid-19’.
Ish kryeministri kurrë nuk e ka nënvlerësuar problemin e Covid-19 madje të afërmit e tij kanë treguar se ai ishte i tmerruar për mënyrën sesi po përhapet me ritme të shpejta.
Mbi të gjitha ai është larguar menjëherë nga Italia për në Francë ku ndihej më i sigurtë.
LEXO TE NGJASHME