Covid-19/ Australia kalon në recension

0.9recension

Ashtu si shumë vende të tjera edhe Australia ka kaluar ne recension për herë të parë në gati 30 vjet. Shkaku i këtij recensioni është pandemia e Covid-19.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) në Australi u tkurr me 7% në tremujorin prill-qershor, krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Sipas raportit kjo është rënia me e madhe që ka shënuar Australia që nga viti 1959 dhe vjen pas një rënie me 0.3% në tremujorin e parë.

Një ekonomi konsiderohet se ka hyrë në recension kur për dy tramujorë radhazi shënon tkurrje të GDP-së.

Kujtojmë që Australia ishte e vetmja ekonomi e madhe që arriti të shmangte një recension gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, kjo kryesisht për shkak të kërkesës nga Kina për burimet e saj natyrore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.