Përplasen forcat ruso-amerikane, ashpërsohen tensionet në Siri

forcat ruso amerikane

Një përplasje mes automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane në shkretëtirën siriane, ka rritur tensionet mes dy palëve, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për njëri-tjetrin.

Përplasja është bërë publike me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet ushtarak rus teksa përplaset me një makinë të blinduar amerikane.

Rusia ka fajësuar SHBA për pengim të patrullës ruse, pasi sipas tyre ata kishin pasur njoftim paraprak për patrullimin në zonë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi një automjet ushtarak amerikan, duke shkaktuar lëndime të lehta për ekuipazhin e automjetit.

SHBA ka rreth 500 trupa në zonë – shumë më pak se më parë dhe ndihmon aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët. Zëdhënësi i NSC, John Ullyot, dënoi ushtrinë ruse për përplasjen, duke i quajtur veprimet e rusëve si të pasigurta dhe jo profesionale.

Rusia, që prej fillimit të kon fliktit në Siri, ka mbëshrtetur me armatime dhe foca ushtarake Presidentin sirian Bashar al-Asad që luftojnë me grupe të ndryshme rebele, përfshirë ISIS.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.