“Nuk ia fal vetes”, e reja italiane e infektuar me koronavirus: Për një natë në disko infektova familjen, babai…
“Vendosëm që për një natë në distoketë do të ndodhte asgjë dhe nga ajo mbrëmje për mua filloi një film horror”.
Kështu e ka nisur rrëfimin e saj një vajzë e re e prekur me COVID-19 në një club nate kur ishte me pushime në Sardenja, Itali.
Vajza e re tregon që prej asaj nate jeta e saj dhe e familjes ka ndryshuar, ajo i ka infektuar të gjithë. “Pasi dola pozitive i bën tampon edhe familjes sime, vetëm mamaja doli pozitive.
Babai im prej dy javësh në terapi intensive, nuk mund as ta shoh, nuk mund ta takoj nuk mund të bëj asgjë për të. Nuk do t’ia fal kurrë vetes sime që u infektua për fajin tim”- tregon mes lotësh vajza e re në një intervistë për Corriere della Sera.
Vajza e re tregon se virusi edhe pse prek moshat e reja si ajo apo shokët e saj nuk është aq agresiv sa mund të jetë për moshat më të mëdha për prindërit e gjyshërit.
Edhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të përballët me pasojat e virusit por në gjendje më të lehtë se babai i vajzës së re.
“Gjyshi u shtrua në spital, por tani është më mirë dhe po vazhdon kurën në shtëpi. Fatmirësisht unë, kushërirat e mua dhe gjyshja jemi me simptoma të lehta”- tha e reja për Corriere della Sera.
LEXO TE NGJASHME