Fletëvotimet me postë në SHBA, të dyshuara për manipulimin e zgjedhjeve

0.23fletevotimet

Vetëm pak minuta pasi delegatët në Kuvendin Kombëtar Republikan në Sharlot të Karolinës së Veriut, i dhanë zyrtarisht emërimin e partisë të hënën, Presidenti Donald Trump tha se mënyra e vetme se si demokratët mund ta mundin në zgjedhjet e nëntorit është përmes një procesi të manipuluar votimesh duke përdorur fletëvotimet me postë.

"Ata po përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet," deklaroi pa prova Presidenti Trump gjatë një paraqitjeje zyrtare të pa paralajmëruar, por shumë të pritur para kuvendit. "Supozoni sikur të mos shpërndajnë postën në lagjet republikane", njofton VOA.

Zgjedhjet kanë potencialin të jenë "mashtrimi më i madh në historinë e politikës", theksoi presidenti në një fjalim kryesisht të pa parapërgatitur në ditën e parë të kuvendit të partisë.

Momenti i emërimit të kandidatit

Si pjesë e një procesi të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme në përgjigje të pandemisë së koronavirusit, vetëm një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm të delegatëve republikanë morën pjesë në emërimin e Donald Trump-it dhe nënpresidentit Mike Pence si kandidatë për një mandat të dytë.

Më vonë në fjalimin e tij gati një orë, presidenti, i cili aktualisht renditet pas kandidatit demokrat për president Joe Biden në sondazhet kombëtare me tetë ose nëntë pikë diferencë, akuzoi demokratët se po "përdorin COVID-in për të vjedhur zgjedhjet".

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.